Home KRYESORE “A ka turp më të madh për këtë Kryeministër që fshehu mjerimin...

“A ka turp më të madh për këtë Kryeministër që fshehu mjerimin e fëmijëve të Bulqizës?”

Lideri demokrat Lulzim Basha mori fjalën në Parlament pasi Kryeministri Rama paraqiti pr/buxhetin e vitit 2018. Në këtë buxhet s’ka asgjë për fëmijët e Bulqizës dhe të gjithë Shqipërisë, tha Basha dhe u ndal më gjatë tek ajo që e quajti shfaqja e turpit, vizitën e Ramës në një familje të Bulqizës.

“Ai gënjeu, duke fshehur mjerimin e fëmijëve të Bulqizës që punojnë për të siguruar bukën e gojës. Sajesë e kazaneve mediatikë italianë e quajti këtë dramë të madhe. A ka turp më të madh për këtë Kryeministër që një gazetare e huaj i përgjërohet të bëjë diçka për fëmijët e vendit të tij. Ai është i pashpirt. Është i izoluar në botën e tij dhe e quan botën e të gjithëve”, tha Basha në foltoren e Parlamentit me vendosmeri kunder Rames. 

Share: