Nga Kasem Seferi
Historia e kontrollit të mosdeklarimit të pagave të të punësuarve nga ana e tatimpaguesve të mëdhenj nuk është e re, madje të bën për të qeshur kur e dëgjon një gjë të tillë nga Kryeministri Rama 2.
PËRSE?
Fare thjesht dhe në mënyrën më të kuptueshme mund të thuhen jo më shumë se sa më poshtë vijon:
- vendosi në mandatin Rama 1 përqindjen tatimore progresive;
- premtoi më shumë të ardhura në buxhet nga kjo përqindje.
Përse nuk i kontrolloi tatimpaguesit e mëdhenj në lidhje me mosdeklarimin e pagave reale gjatë mandatit të parë?
Ndërkohë që ndërmorri aksione me fushë veprimi të gjërë kundrejt biznesit të vogël dhe në buxhetin e shtetit mblodhi … një HIÇ.
KUSH E KËSHILLON KEQ VALLË KËTË KRYEMINISTËR KAQ KEQ!
OSE, MË SAKTË KUSH ËSHTË/JANË KËSHILLTARI/KËSHILLTARËT I/E TIJ EKONOMIK/Ë?!
Pas një trajtimi të tillë të thjeshtë mbeten vetëm opsionet e mëposhtme:
ose bën propagandë për t’i mbushur mendjen publikut se kërkon të jesh neutral/i paanshëm, ose më saktë t’i trajtosh të gjithë tatimpaguesit njësoj me “duart” e administratës tatimore;
ose nuk kupton gjë nga ato që të këshillojnë dhe e merr çdo mendim/propozim prej tyre kallëp;
ose kërkon t’i hedhësh hi syve qytetarëve për të mos pare se barrën tatimore do t’ua kalosh bizneseve të vegjël dhe të bësh sikur do të nxjerrësh para nga tatimi mbi pagat dhe kontributet e detyrueshme të sigurimeve shoqërore dhe shëndetsore.
Tatimpaguesit e mëdhenj, prej vitesh e vitesh, kanë ndërtuar strategji të tilla, që jo me këtë administratë tatimore që ke krijuar me rilindas që as ushkurin nuk dine të lidhin, por edhe me tanke nuk kanë se çfarë t’i bëjnë tatimpaguesve të mëdhenj në këtë drejtim.
Për më shumë, po ta bëj të ditur se ky problem ka njëmijë e mos më shumë arsye për të mos u zgjidhur.
E KA PROVUAR BOTA MË PARË!
JENI NË RRUGË TË GABUAR!
KA ENDE KOHË PËR TË MARRË KTHESËN!
Kryeministrja e hekurt THATCHER e la pushtetin për hir të kokfortësisë që tregoi në lidhje me tatimin mbi pasurinë.
HUMBI ME TURP!
Që nga koha e HAMURABIT NË BABILONI DHE DERI TE PRESIDENTI AMERIKAN FAMËKEQ RICHARD NIKSON KANË TENTUAR TË KONTROLLOJNË PAGAT DHE KANË DËSHTUAR.
NJË HISTORI TETËQIND VJEÇARE!
Por, a është e drejtë kërkesa juaj për deklarimin real të pagave nga tatimpaguesit e mëdhenj?
PAS ASNJË DYSHIM, PO, PO, PO!
Por, jo çdo e drejtë mund të zgjidhet me mënyra të padrejta.
KUR KËRKON TË MARRËSH, DUHET EDHE TË JAPËSH!
U thuaj atyre që mdemek marrin vesh nga politikat tatimore të të thonë, të shpjegojnë se çfarë janë stimujt/nxitësit tatimorë.
Në sportin e VOLEJBOLLIT ka mbetur një shprehje e artë (besoj): “MA JEP, TA JAP TA KALOJ MATANË“.
Tatimi mbi Vlerën e Shtuar (TVSH – ja) është tatim përmbledhës, në çandrën e të cilit “flenë” tatimi mbi fitimin, akciza, tatimi mbi të ardhurat personale, tatimi i mbajtur në burim, e ndonjë tatim tjetër.
Në qoftë se do të shkaktosh kosto te biznesi i vogël që shet me pakicë, duke e përfshirë në skemën e TVSH – së, përveç evazionit tatimor, do të ulësh shitjet, që për pasojë ulin tatimin mbi fitimin, tatimin mbi të ardhurat personale e kështu me rradhë.
DO TA PËSOJNË TATIMPAGUESIT E MËDHENJ!
DO T’U BIEN SHITJET SIKUNDËR U RANË GJATË MANDATIT RAMA 1!
Dhoma Amerikane e Tregtisë ka qenë gjithnjë një këshilltare e mire për qeveritë në Republikën e Shqipërisë. Po ashtu edhe Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë e tjerë.
Po përpiqem të jem më konkret duke cituar:
ORTODOKSIA ËSHTË VDEKJA E NJOHURIVE QË NGA AJO KOHË KUR RRITJA E NJOHURIVE VARET TËRËSISHT NGA EKZISTENCA E TË MOS RËNIT NË UJDI (MOSPRANIMT).
Kasem Seferi – ekonomist