Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi tha sot se reforma në drejtësi ka rënë. Sipas saj, Kryeministri Rama futi në parlament persona me precedent penalë.
“Ai nuk luftoi të inkriminuarit, por dekriminalizimin. Projekti i Ramës është i pashpresë edhe pavarësisht lobimeve marramendëse ka deshtuar”, tha Kryemadhi.
“Vullneti politik i LSI është ai i mijëra anëtarëve që refuzojnë drogën dhe krimin. Rama ka objektiv që të burgosë të varfërit që nuk paguajnë ujin apo dritat. Rama bëri dje kryepolicin, reforma në drejtësi ka rënë. Rezoluta e konventës së LSI është ajo që shqiptarët kanë kërkuar” deklaroi Monika Kryemadhi.