Perseri i ashpër dhe i drejtpërdrejtë është treguar Ambasadori Amerikan Donald Lu, teksa i është referuar lidhjeve të krimit me politikën në vendin tone.
Në fjalën e tij gjatë takimit të sotëm ku ishin të pranishëm edhe ministri Xhafaj dhe ambasadorja e BE-së, Lu përmendi sërish emra.
“Deri tani organet e drejtësisë penale kanë dështuar ndaj grupeve kriminale. Shqipëria ka një problem mes lidhjeve mes grupeve kriminale dhe politikanëve. Nëse e mohoni këtë shqyrtoni rastet e Arben Ndokës, Arben Frrokut, Elvis Roshit dhe Gentian Mahmutajt. SHBA do angazhohen fuqimisht kundër krimit të organizuar pavarësisht lidhjeve që mund të ketë me politikanë, biznesmenë, gjyqtarë e prokurorë. Ju thoni “peshku i madh e ha të voglin”. Për një herë të vetme në Shqipëri le të hamë peshkun e madh”, tha Donald Lu.