Moderatorja Luana Vjollca shpesh e ka deklaruar që i pëlqen të eksperimentojë në fusha të ndryshme përveç modelimit. Atë e kemi parë edhe si këngëtare, ku Luana ka prezantuar disa këngë. Tashmë asaj i është besuar një format prime time në Top Channel të quajtur “Shiko kush luan”.
Por mesa duket Luana nuk do ndalet me kaq. Në një foto të publikuar nga deputetja e LSI-së Nora Malaj, ku shfaqet me Luanën, ajo shkruan : “Më në fund e binda Luanën të kandidojë”. Nuk e dimë se sa seriozisht e ka deputetja, por mbetet për tu parë nëse Luana do zgjedh apo jo të merret edhe me politikë.