Pandeli Majko nuk e ka kursyer kolegun e tij të Financave Arben Ahmetaj. Ai ka thënë se ky buxhet duhet riparë edhe njëherë, pasi rritja e pensioneve është tallje.
“Duke përfituar dhe ikja e kolegut tim Ahmetaj, dua të them dy fjalë për buxhetin. Ne për çdo rritje që bëjmë flasim me përqindje. Qeveria thotë se u rritën pensionet me 10%. Por 10% e pagës sonë i thonë një darkë, ndërsa 10% e një pensioni është një kofshë pule, për të mos thënë që është vetëm ajo këmba e pulës. Është momenti që të shkëputemi nga teknika e përqindjeve. Pasi 10% është pak i ndryshëm në këndvështrime të ndryshme”,
deklaroi ministri i Diasporës dhe ish kryeministri Pndeli Majko në sallën e parlamentit.