Home KRYESORE Ndërroni kanal ose Fikni televizorët! Nga Ilir Cuci

Ndërroni kanal ose Fikni televizorët! Nga Ilir Cuci

E vërteta e vetme që ne njohim ështe ajo që na servir televizioni. Aktualisht ndër ne është një gjeneratë e tërë që nuk njeh asnjë tjetër të vërtetë veç asaj që transmetohet në tv. Për ne televizioni është Bibla, zbulesa supreme.

Televizioni mund të shkarkojë president, papë, kryeministra, por tek ne mjaft prej tyre janë vënë në shërbim të makinës propagandistike të politikës.

Këta tv janë kthyer në një park të mallkuar dëfrimi, me cirk, karnavale, akrobat, tregimtar, valltarë, këngetar, zbutës luanësh, opinionist dhe futbollist. Koha e cmuar televizive konsumohet me cica e b… e medha, me njerez pa asnje vlere.

Ata flasin për seks, për sport, për qen të humbur por farepak apo aspak për skandale politikanesh, per kriminalitet, për njerëz të uritur, për të pastrehë.

Nëse kerkoni të vërtetën, lutjuni perëndisë tju dergoj një shenjë, shkoni te guruja juaj, kërkoni brenda vetes, shkoni te miqtë, sepse janë të vetmet vende ku mund ta gjeni ndonjeherë të vërtetën. Nga këta lloj televizionesh nuk mund ta mësoni kurrë të vërtetën. Këta televizione gënjejnë paturpësisht.

Ata veç tregëtojnë iluzione. E ndërsa bashkëjetoni me iluzionin e tyre, ju bëni gjithçka që TV ju tregon: visheni si në TV, hani si në TV, rritni fëmijët si në TV, madje mendoni si në TV.

Kjo është çmenduri masive.

Share: