Nga Xherald Bizaku
28 Nentori eshte nje nga datat me te gezuara per kombin Shqipfoles.
Eshte pikerisht kjo date qe i beri Shqiptaret me shtetin e tyre, te pavarur dhe sovran.
Po te krijojme nje analogji te thjeshte me ditet e sotme, te gjithe jemi deshmitare qe kesaj data i ka humbur shkelqimi, sidomos vitet e fundit. Ta duash dhe te festosh kete date duhet qe me pare te duam vendin qe quhet Shqiperi, pra me pak fjale duhet qe ta ndiesh si date.
Ne nuk e duam kete date sepse nuk e duam Shqiperine, jo nuk e duam Shqiperine. Dikush mund te thote pse ose ç’eshte kjo marrezi?
Shqiperine po e sundon krimi, ne parlament u futen persona me rekorde kriminale.
Ne Shqiperi bejne ligjin “te fortet” dhe trafikantet. E mos te mjaftonte kjo, te gjithe keto jane te lidhur me qeveritaret. Vendi eshte kthyer ne nje magazine te madhe droge per kultivuesit dhe trafikantet qe rendin te lire, madje edhe me makina te Ministrave.
Keto dhe shume te tjera do te thote mos ta duash Shqiperine.
Vendin e kane perdhunuar deri ne palce, ia kane perdhosur çdo simbol dhe shenje krenarie. Na kane mpire çdo ndienje patriotizmi dhe atdhedashurie. Na kane bere qe te largohemi çdo dite nga ky vend dhe ne perseri qendrojme urte sepse na kane shtyp. Pra ne nuk e duam vendin tone kshuqe nuk kemi te drejte ta festojme kete date.
Per te festuar kete date duhen burra me “bole” dhe jo vampire dhe perdhunues qe ia kane hequr pantallonat popullit dhe i kane lene me rryp ne dore.