Home KRYESORE Video/ Shikoni makinën në Vlorë pasi u shpërthye me tritol, mësohet emri...

Video/ Shikoni makinën në Vlorë pasi u shpërthye me tritol, mësohet emri i shoferit, djali i një biznesmeni

Një automjeti është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm në qytetin e Vlorës, pas një atentati me tritol. Drejtuesi i mjeti, një 25 vjeçar është transportuar për në spital. Lapsi.al  mëson se shoferi quhet Ines Hajrulla dhe është djali i një biznesmeni. Bëhet fjalë për një atentat të mirëfilltë i telekomanduar. Vendi i ngjarjes është një pikë ku qëndrojnë furgona që shkojnë në Kaninë.

Policia nuk  dhënë konfirmim për gjendjen e personit të plagosur dhe nëse është apo jo ai objektivi. Është e vështirë mbledhja e provave. Mësohet se është përdorur rreth 300 gram tritol që është përdorur për këtë ngjarje.  Automjeti që u përfshi nga flakët ishte me targa  AA298SL./Lapsi.al

Share: