Home KRYESORE Parashikimi i motit, e premte 10 nëntor 2017

Parashikimi i motit, e premte 10 nëntor 2017

Gjatë pjesës së parë të ditës, moti në të gjithë vendin dominohet nga kthjellime dhe vranësira të lehta por pas mesditës, vranësirat shtohen gradualisht në territor.

Pasditja dhe deri në mbrëmje sjell fuqizim të vranësirave në territor duke rrezikuar nga shira afatshkurtër zonat Jugperëndimore dhe ekstremin Verior të Shqipërisë.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit vijojnë me një rënie të lehtë gjatë orëve të mëngjesit por mesdita sjell rritje të lehtë të temperaturave, duke ngjitur maksimumin në 21°C

Era do të vijojë e lehtë deri mesatare, me shpejtësi 22 km/h nga drejtimi Jugperëndimor ndërsa në brigjet detare do të ketë dallgëzim të ulët.

 

Share: