Home KRYESORE Pasi denoncoi zhdukjen e të dashurës, shqiptari gjendet i vdekur në banesë

Pasi denoncoi zhdukjen e të dashurës, shqiptari gjendet i vdekur në banesë

Një shqiptar është gjendur i vdekur në banesën e tij në Itali, 10 ditë pasi kishte denoncuar në polici zhdukjen e të dashurës së tij ukrainase. Bëhet fjalë për Daniel Paskalin, 50 vjeç i cili jetonte në Cornuda të Trevisos. Sipas autoriteteve italiane, mësohet se Paskali i ka dhënë fund jetës mbrëmjen e së dielës.

Sipas mediave, më 17 nëntor ai kishte denoncuar në polici zhdukjen e të dashurës së tij 43 vjeçare ukrainase, me të cilën bashkëjetonte. Nuk përjashtohet mundësia që të dyja ngjarjet mund të kenë disi lidhje me njëra-tjetrën.

Ndërkohë, makina e gruas u gjet në zonën e ‘Forcella Mostaçit’. Pavarisisht se është gjetur mjeti i gruas, deri më tani nuk ka asnjë gjurmë të saj.

Sipas ‘Il gazzettino’ karabinierët po kontrollojnë kryesisht në zonën e pyllëzuar të Montellos ku kane ngritur edhe nje helikopter.

Sakaq, policia po heton rreth zbardhjes së ngjarjes, si dhe kërkimet për gjetjen e gruas së zhdukur./Opinion.al

Share: