Home KRYESORE Paskal Milo: Nuk gjenden eshtrat e 11 mije ushtareve greke

Paskal Milo: Nuk gjenden eshtrat e 11 mije ushtareve greke

Paskal Milo shpjegon perse ceshtja e varrezave te ushtareve greke eshte pjese e problemeve mes Shqiperise dhe Greqise.

Duke folur ne emisionin KAPITAL te gazetarit Aleksander Furxhi, ish-ministri I jashtem sqaron se jane 11 mije ushtare, eshtrat e te cileve nuk gjenden apo nuk korrespondojne me te dhenat e pales greke.

Me poshte i plote sqarimi i ish-ministrit te jashtem Paskal Milo në Kapital

“Në fillim ka qënë në parim që qeveria shqiptare nuk pranontedhe refuzonte ta plotësonte këtë kërkesë të qeverisë greke duke ofruar zgjidhjen që u bë me italianët, duke patur dhe njëprapavijë politike në lidhje me të shkuarën. Qeveria e Zotit Berisha pranoi, pas vitit 2005, ndërtimin e varrezave tëushtarëve të rënë grek në shqipëri dhe u ndërtuan me sa jam unë në dijeni 2 varreza të tilla. Njëra është, siç e dimë në Përmet, në grykën e Këlcyrës. Tjetra është më duket në një fshat të minoritetit, Bularak dhe është folur dhe për një varrezë në Korçë.

Tani kërkohet dhe është rënë dakort dhe qeveria shqiptare tani e deklaron edhe hapur, që përsëri qeveria e zotit Berisha ka pranuar dhe ka nënshkruar që të ngrihet një varrezë tjetër, ose të ketë gjurmime të tjera për tu gjetur eshtrat dhe për tu rivarrosur në këto varreza që janë. Qeveria shqiptare sot e pranon angazhimin e saj, që po meqë është nënshkruar marrëveshja ne respektojmë marrëveshjen dhe kjo do të bëhet.

Nuk janë gjetur të gjitha eshtrat, ka një mosmarrëveshje midis pretendimeve që janë rreth 11 mijë e disa të vrarë sipasregjistrave grekë, të cilët nuk janë gjetur të gjitha dhe bëhenpërpjekje që të gjenden të gjitha eshtrat ose maksimalisht tëgjenden eshtrat e të gjithë ushtarëve të rënë në luftë, port ë shmangen keqkuptimet, keqinterpretimet, siç u bë në Kosinë.

Atje merreshin eshtra të tjera dhe varroseshin si ushtarëve grekë.Pikërisht këtu është një aspekt teknik i problemit, se në parimqeveria shqiptare e respekton firmën që ka vënë në këtëmarrëveshje, por do garanci që të mos ndodhin ato incidentet e pakëndëshme që ndodhën në atë vend”

Share: