Home KRYESORE Perfaqësuesit shtetëror e fetarë në një tryezë të përbashkët të organizuar nga...

Perfaqësuesit shtetëror e fetarë në një tryezë të përbashkët të organizuar nga HWPL: Paqja, e vetmja zgjidhje

Nga Juliana Knezi, 20.gsh.al

Një aktivitet interaktiv me qëllim kryesor paqen është zhvilluar këtë të hënë në Tiranë, ku u ndanë një sërë idesh për tolerancën, arritjen e paqes dhe ndalimin e luftrave.

Ky aktivitet mori shkas nga një Komitet për Advokimin e Paqes dhe Lëvizjes Botërore për Shuarjen e Luftës dhe arritjen e Paqes, drejtuar nga HWPL, IWPG, IYPG, me qendër në Seul, por që kanë përfaqësitë e tyre në të gjithë botën, përfshirë këtu edhe Shqipërinë.

Kjo Lëvizje drejtohet nga Man Hee Li (HWPL) dhe Nam Hee Kim (IWPG). Në aktivitetin e lartpërmendur ishin të pranishëm tre përfaqësues të komuniteteve fetare, Kryemyftiu i Tiranës Ylli Gurra, perfaqësues nga Kisha Orthodokse Shqiptare, Ate Grigor, Pelushi dhe drejtuesi i Vëllazërisë Ungjillore në Shqipëri, Ylli Doci, por nuk munguan nënkryetari i Bashkisë së Tiranisë Andi Seferi, aktivistja e të  drejtave te njeriut dhe kryetarja e Komitetit të Advokimit për paqe në Shqipëri(HWPL&IWPG) Sevim Arbana por edhe pedagogë e studentë, të cilët të gjithë së bashku ndan idetë e tyre për arritjen e paqes dhe shuarjen e luftërave.

Ne kuadër të një situate botërore konfliktuale, Lëvizja për Paqe, Dialog dhe Tolerancë, është rritur dhe po merr përmasa shumë të rëndësishme, duke synuar, te orientoje veçanërisht vendet me demokraci te brishtë, vendet e varfra dhe të rinjtë.

Fillimisht Znj. Sevim Arbana, prezantoi qëllimin e këtij takimi të organizuar në një universitet privat,i cili donte të sillte në vëmendje të të pranishmeve, sidomos te studenteve, rëndësinë që ka dialogu për paqe dhe që lidhet me tolerancën, anti-diskriminimin, vullnetarizmin dhe besimin në vlerat.

Perfaqësuesit e besimeve fetare në Shqipëri, sollën faktin se si dhe sa ka ndihmuar besimi/fetë në një tolerancë unike në mënyrë që Shqipëria të radhitet në vendet e pakta në botë, për një vlerë aq të madhe, siç është dashuria dhe paqja që vetë fetë predikojnë. Ndërkohe u theksua se edhe disa fe/sekte apo të ashtuquajtura besime, sot, nëse mund te quhen te tilla, kane krijuar probleme në arritjen e këtij dialogu botëror.

Sakaq, organizata joqeveritare me qendër në Seul, te Koresë së Jugut HWPL organizoi pak ditë më parë, një seminar me profesorë dhe studentë të Fakultetit të Drejtësisë, me qëllim sensibilizimin e misionit të saj, përhapjen e kulturës së paqes në botë.

Te ftuar në këtë seminar ishin koordinatorja e kësaj Lëvizje nga Korea e Jugut, znj Sophia Kim, ish Kryetari i Gjykatës Kushtetues të Kosovës, Enver Hasani si dhe pedagoge të Fakultetit të Drejtësisë të Universitetit të Tiranës.

Enver Hasani, një nga anëtarët kryesor të kësaj lëvizje në Kosovë, vuri në dukje lobimin që kjo organizatë ka bërë për vendosjen e paqes në një rajon të Filipineve. Më tej Hasani foli edhe për rolin që ka komuniteti ndërkombëtar për vendosjen e paqes dhe padyshim ai përmendi rolin e ndërkombëtarëve te kryesuar nga SHBA për dhënien fund të luftës në Kosovë.

“Kjo lëvizje, e cila operon bazuar tek vullnetarë është e shtrirë në më shumë se 130 shtete te botes dhe operon si një organizatë jo fitimprurëse në bashkëpunim me Departamentin e Informacionit Publik në Kombet e Bashkuara’ – është Hasani përballë studentëve shqiptarë. “Gazeta Shqipptare”

Share: