Home KRYESORE Pergament… Nga Vjola Halili Fera

Pergament… Nga Vjola Halili Fera

Kur nata shtratit i hedh krahet…
Ta ndjej pushtimin me një përqafim…
Ne abazhurin me gjysem drite…
Te te puth buzët … te te puth sytë…

Ashtu te strukem ne gjoksin tënd…
Te marr frym thelle nga fryma jote…
Te gërvisht lëkuren ne një vend…
Ne nje vend ku ndjenja s’shuhet…

Kur agimi te përkëdheli flokët….
Rezeartat neper skuta dhome…
Sa shpejt ika… Mbi komo harrova
Pergament … një këmishe nate…

Share: