Home KRYESORE Plas në Kuvend, Ruçi i ndëpret fjalën Vokshit. Deputetja PD bllokon foltoren!

Plas në Kuvend, Ruçi i ndëpret fjalën Vokshit. Deputetja PD bllokon foltoren!

Kuvendi i Shqipërisë ka nisur me tension. Pasi u zhvilluar interpelanca me Ministren e Kulturës, Mirela Kumbaro. Deputetja e PD, Albana Vokshi ka kërkuar fjalën për procedurë. Por, pasi ajo ka nisur të flas deputetja e Partisë Demokratike dhe duke parashtruar pretendimet e saj, Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi i ka ndërprerë fjalën duke theksuar se po shkelet rregullorja, pasi retorika e deputetes Vokshi nuk ishte për procedurë, por një koment politikë. “Le të vijojmë me rendin e ditës, pasi kjo që po parashtron znj Vokshi nuk është procedurë”, tha Ruçi.

Edmond Spaho, Kreu i Grupit kuvendorë të Partisë Demokratike ka kërkuar fjalën, duke thënë se Ruçi ska të drejtë ti heqi fjalën opozitës dhe aq më tepër për procedurë. Ruçi ka përsëritur qëndrimin e tij, ndërsa Vokshi nuk u largua nga foltorja e kuvendit. Në këtë moment, Ruçi paralajmëroi Vokshin se po vijonte me shkeljen e rregullores dhe për ti dhënë mundësi reflektimi, Kreu i Kuvendit ndërpreu senacën për pak minuta.

Share: