Home KRYESORE Policia italiane godet një bandë shqiptarësh, shfrytëzonin për prostitucion 15 vajza

Policia italiane godet një bandë shqiptarësh, shfrytëzonin për prostitucion 15 vajza

Raportohet qe policia italiane ka arrestuar nëntë shqiptarë si drejtues të një rrjeti prostitucioni ne Itali. Hetimet janë kryer nga Prokuroria e Santa Maria Capua Vetere.

Mësohet se pesë prej tyre morën masën e sigurisë ‘arrest me burg, një në arrest shtëpie dhe dy ‘detyrim paraqitje’. Ndërsa për një person tjetër u vendos ndalimi për banim në provicën e Casertas.

Identiteti i tyre nuk bëhet me dije ende. Ky rrjet kriminal shfrytëzonte të paktën 15 femra të kombësive të ndryshme ne ate zone te Italise

Share: