Home KRYESORE Rama nuk heq asnjë presje nga deklarata për Tahirin. Neser vertetohen akuzat,...

Rama nuk heq asnjë presje nga deklarata për Tahirin. Neser vertetohen akuzat, “Vemje”

I ftuar në emisionin e Artur Zhejit, kryeministri Rama foli për çështjen Tahiri, kanabizimin e vendit dhe më gjerë. Teksa Rama tentoi të mbyllë diskutimin iu drejtua Zhejit me fjalët:

Nuk kam ardhur këtu të debatoj me ty.

Por, ky i fundit e zuri ngushtë teksa iu kthye Ramës me fjalët:

Mos më thoni mua se nuk kam ardhur të debatoj me ty, ku unë për këtë gjë të kam ftuar, ketë thojuani atyre pulave te tua që të rrinë pas me kamera në dorë. Unë jam këtu për t’ju bërë pyetje dhe për t’ju nervozuar.”

E fill pas kësaj ndërhyrjeje Zheji i bëri kryeministrit pyetjen: Mos ju kanë gënjyer për Saimir Tahirin juve?

Rama: Këtë do ta provojë drejtësia.

Zheji: Sepse nuk kam dëgjuar ndonjëherë që të përdorni në fjalorin tuaj termin ‘vemje’. Është term shumë i rëndë.

Rama: Nëse drejtësia do të provojë të kundërtën e atyre për të cilat unë e kam mbështetur vazhdimisht dhe i kam dhënë besim maksimal Saimir Tahirit i qëndrojnë 100% asaj që kam thënë. Atëherë ai është jo ai që unë kam menduar dhe besuar, por një njeri që meriton fjalën vemje.

Share: