Home KRYESORE Rina rrëfen jetën e re: Dikur punoja në Call Center, sot shkoj...

Rina rrëfen jetën e re: Dikur punoja në Call Center, sot shkoj me meshkuj për para dhe dhurata…

Madje, shpesh janë këto viktima të cilat bien në prangat e policisë, në shumë raste diskreditohen në media, duke ua nxjerr emrin dhe fytyrën!

Dhe në këto momente fjala “viktimë” është shumë pak për t’u thënë.

Por nëse ka raste kur këto vajza trafikohen nga persona të cilët u premtojnë atyre një jetë më të mirë, duket se një formë tjetër trafikimi po lulëzon në vendin tonë.

Mund ta quajmë “vetëtrafikim”, pasi vajzat me dëshirën e tyre, ekspozojnë trupin në rrjetet sociale në pritje të një “oferte” e cila më pas do të shpërblehet. Dhe shpërblimi postohet në rrjet dhe kështu joshën “shoqet” e tyre të cilat nga tundimi për të patur edhe ato jetën e “luksit” që reklamohet në Instagram, bëjnë të njëjtën gjë: ekspozohen!
Duket se kjo është forma më e lehtë për të jetuar më mirë, për të fituar më shumë dhe për t’u ndjerë më të rëndësishme me dhuratat që marrin, të cilat janë që nga veshjet e deri tek… makinat.

Rina (pseudonim) është 24 vjeç, dhe në kushtet e anonimatit ka pranuar të na rrëfej shkurt se si është aktivitet i saj.

“Unë nuk e kam menduar kurrë veten se do të bëja këtë punë, domethënë të isha një vajzë që do të shkoja me meshkuj vetëm për para e dhurata. Por ja që tani e bëj, dhe nuk kam asnjë droje. E bëj sepse kështu fitoj më mirë. Vishem më bukur. Kam më shumë mundësi argëtimi. Kam punuar në Call Canter dhe kam bërë një jetë monotone: punë, shtëpi dhe mezi ia dilja për të paguar shpenzimet e muajit… me këtë formë që kam zgjedhur nuk kam më nevojë të punoj”- shprehet vajza e cila është e rrjedhshme në të folur dhe nuk kam aspak dëshirë ta ndërpresë.

“Shihja shumë kolege dhe shoqe të mijat që e bënin këtë gjë dhe mendova ta bëja edhe unë. Shihja çdo ditë në punë që, ndonjë kolegia ime vinte me një çantë të re, syze të reja, çizme të reja, celular të mirë…Me dukej vetja e mjerë, pse, duhet të vuaj gjithë jetën!? Për çfarë? Sa të kem mundësi do e bëj këtë. Janë tipa të vështirë, është angazhim i madh, për mua është punë edhe kjo”.

-Po nuk mendon se po shpërndan një model të keq për bashkëmoshatarët e tua- e pyes, jo shumë e bindur nëse ishte pyetja e duhur për të. – Po ç’model o gocë, unë jam mirë. Një foto me rroba banje hedh në Instagram dhe marr 5 mijë pëlqime, po të shohësh mesazhet që më vijnë, janë të shumta… unë përzgjedh ata që më duken “çuna tamam”.

Rina ka përfunduar studimet e larta për juridik, shumë orë gjatë ditës i kalon në palestër dhe sallone bukurie…

Si Rina, besojmë që ka edhe shumë vajza të tjera të cilat i janë futur kësaj rruge, madje ato nuk e quajnë veten viktima, për to është një jetë normale e cila nuk duhet parë me shqetësim!

Brezi i ri, sidomos adoleshentet të cilët janë shumë të varur nga rrjetet sociale duhet parë me shqetësim në këtë drejtim. Filtrat dhe luksi i Instagramit të joshin më shumë se ngjyrat e natyrës.

A duhet parë me shqetësim kjo gjendje, pasi shumë vajza që ekspozojnë luksin e tyre po kthehen në modele për të tjera?! Dhe kur nuk kanë mundësi që t’i arrijnë me punë, zgjedhin rrugë të tjera për të realizuar dëshirat e tyre që kohët e fundit po frymëzohen nga rrjeti social. Nuk mund të them se si mund të mbrohen këto vajza, por di të them që të “shitesh” në Instagram, tashmë është në modë./Dita

Share: