Home KRYESORE Seferi: Shteti, ekonomia e tregut si duhet të jenë në Republikën e...

Seferi: Shteti, ekonomia e tregut si duhet të jenë në Republikën e Shqipërisë

Nga Kasem Seferi

Zgjedhjet që bëjnë njerëzit modelohen duke marrë me mend se ata bëjnë zgjedhjen që është më e mira për ata dhe të tillë njerëz njihen si “njeriu ekonomik”, por njerëzit e vërtetë pa dyshim janë më altruistë se sa njeriu ekonomik për të paktën katër arsyet e mëposhtme:

  • njerëzit shpesh bëjnë zgjedhje si familje ose kryefamiljarë më saktë se sa individë dhe kjo mund të jetë e ndjeshme për ta konsideruar kryefamiljarin si “konsumator”. Që kryefamiljarët janë qartësisht egoistë është më e besueshme ndoshta se sa individët që janë egoist;
  • ekonomia është shumë e heshtur mbi atë përse i duan gjërat konsumatorët. Çdo njeri mund të bëjë shumë para kështu që mund të ndërtojë një spital, ose të hapë një librari, të cilat do të ishin gjëra altruiste për t’u bërë. Motive të tillë janë gjërësisht të qendrueshëm me sjelljen e interesit vetiak;

firmave shpesh u kërkohet t’u shërbejnë aksionerëve të tyre duke maksimizuar vlerën e aksionit, që nxit sjelljen e interesit vetiak në anën e firmës. Megjithëse firmat nuk kanë përgjegjësi ligjore për të vepruar në interesin financiar të aksionerëve të tyre, forcat e tregut mund t’i detyrojnë ato të veprojnë në interesin vetiak të aksionerëve të tyre me qëllim të rrisin fitimet.

Pra, njerëzit që zgjedhin investimet që gjenerojnë një fitim të madh do të priren ta detyrojnë firmën të kërkojë një fitim të madh.

Ka shumë pasoja të mira dhe jo aq të mira për njerëzit që veprojnë në interesin e tyre vetiak, të cilat mund të jenë një arsye tjetër për t’u fokusuar mbi sjelljen e interesit vetiak.

Në këtë mënyrë, ndërkohë që ka kufij për zbatueshmërinë e teorisë së sjelljes së interesit vetiak dhe, shpesh, sjellja e interesit vetiak përshkruhet si “sjellje maksimizuese”, ku konsumatorët maksimizojnë vlerën që ata fitojnë nga blerjet e tyre dhe firmat maksimizojnë fitimet e tyre.

Por njerëzit nuk kryejnë llogaritje fizike për të hedhur një top basketbolli ose për shkuar fillin në gjilpërë dhe më pas të realizojnë këto detyra.

Një shembull i mirë i arsyetimit ekonomik është arsyetimi i gabuar i kostos; sapo dikush ka bërë një investim domethënës të parimëkëmbshëm, ka një tendencë psikologjike për të investuar më shumë madje edhe kur fitimi në investimin e mëpasshëm nuk është me vlerë, sikundër është rasti i Francës dhe i Mbretërisë së Bashkuar që vazhduan të investojnë për Concorde që shumë më pas u bë e qartë se projekti do të gjeneronte pak fitim.

Në qoftë se njerëzit shikojnë një film deri në fund, shumë kohë më pas ata binden se ai ta shpif dhe kështu ata kanë ekspozuar arsyetimin e gabuar të kostos.

Analiza ekonomike e ligjit përpiqet të parashikojë pasojat e rregullave ligjore:

  • është një përpjekje për të shpjeguar dhe zhvilluar ligjin sipas parimeve ekonomike dhe pika e nisjes është shqyrtimi i individëve ose, në mënyrë më preçize, sjellja e individit, nga e cila analiza ekonomike e ligjit konsideron vetëm një pjesë: maksimizimin individual të dobishmërisë;
  • paradigma e vlefshme mund të ishte: sjellja individuale ndikohet nga rregullat ligjor dhe se përgjigjet e sjelljes kundrejt rregullave lidhen me konceptin ekonomik të efiçencës;
  • pasojat e efiçencës nuk vëzhgohen nga një këndvështrim individual, por më saktë nga një pikëqëndrimi grumbullues.

Analiza ekonomike e ligjit përpiqet të përkufizojë nxitësit dhe jo nxitësit nëpërmjet rregullave që do të rezultojnë në dobishmëri të rritur afatgjatë të të gjithë anëtarëve:

  • ligji mund të përkufizohet si një rregullim i detyrueshëm i bërë nga njeriu për të rregulluar sjelljen njerëzore;
  • rregullat kanë rëndësi, për arsye se sipas disa rregullave arsyeshmëria individuale do të prodhojë rezultate përfundimtare për grupin, ndërsa sipas rregullave të tjera jo.

Në këtë mënyrë mund të arrihet në përfundimin se rregullat janë qendror për ta pilotuar sjelljen njerëzore, prandaj ligji duhet të përkufizojë nxitësit dhe jo nxitësit respektive dhe shkenca ekonomike do të kontribuojë sugjerime mbi atë si mund të ndërtoheshin këta nxitës.

Analiza ekonomike e ligjit përpiqet të lehtësojë këmbimet e tregut me uljen e kostove të transaksioneve dhe prandaj ndihmon tregun që të arrijë caktimin optimal:

  • shkenca ekonomike përkufizohet si shkencë e zgjedhjes së arsyeshme në një botë të burimeve të kufizuara dhe, si rrjedhim, është një rrugëzgjidhje për të kuptuarit e sjelljes njerëzore;
  • analiza ekonomike e ligjit përdor dy koncepte bazë të shkencës ekonomike: arsyeshmërinë dhe efiçencën.

Pikënisja për konsideratën ekonomike është ekonomia e tregut, që karakterizohet nga fakti se sistemi ekonomik bashkërendohet nga forcat e tregut, që janë ndërveprime ndërmjet kërkesës dhe ofertës dhe tregu do të organizohet që nga koha që blerësit dhe shitësit bëhen të arsyeshëm sipas dobishmërisë së tyre ekonomike.

Perqendrimi individual do të kënaqë nevojat në një nivel të lartë, për arsye se forcat e tregut prodhojnë një caktim optimal, por gjithashtu edhe një nivel të lartë të pasurisë së shoqërisë.

Analiza ekonomike e ligjit është një instrument për të mbushur mundësitë e hapura të interpretimit në rregullat ligjor:

  • rregullat ligjorë, në mënyrë universale, janë të vlefshëm edhe pse mund të bien në kontradiktë me efiçencën dhe, për këtë jepen lidhjet atje ku ligji kërkon për mundësi të hapura interpretimi, për arsye se këtu ekziston një mundësi për deklarata normative të analizës ekonomike të ligjit.

Analiza ekonomike e ligjit perqendrohet mbi hapjen e ndërlidhjeve ndërmjet shkencës së ligjit dhe shkencës ekonomike:

  • artikuj të shumtë mbi subjektin e të tatuarit janë shkruar nga një pikëpamje ndërdisiplinore, por ka një bazë të përbashkët për shkencat;
  • efiçenca e caktimit korespondon me ligjin e arsyeshëm, themeli i përbashkët i shkencave është se neutraliteti i vendimit mikroekonomik korespondon me efiçencën makroekonomike, që si përgjigje korespondon me drejtësinë gjyqësore.

Përfundim

Analiza ekonomike e ligjit përpiqet të parashikojë pasojat e rregullave ligjore:

Analiza ekonomike e ligjit përpiqet të përkufizojë nxitësit dhe jo nxitësit nëpërmjet rregullave që do të rezultojnë në dobishmëri të rritur afatgjatë të të gjithë anëtarëve:

Analiza ekonomike e ligjit përpiqet të lehtësojë këmbimet e tregut me uljen e kostove të transaksioneve dhe prandaj ndihmon tregun që të arrijë caktimin optimal:

Analiza ekonomike e ligjit është një instrument për të mbushur mundësitë e hapura të interpretimit në rregullat ligjor:

Analiza ekonomike e ligjit është një instrument për të mbushur mundësitë e hapura të interpretimit në rregullat ligjor:

  • kur ekziston një fuqi e fortë detyruese, suksesi ekonomik kërkon që të njihen dhe të mbështeten të drejtat e pronës, pasi njohja nga shteti e të drejtave të pronës kërkohet për të arritur përdorimin më efiçent të burimeve;
  • kur shteti nuk ekziston, megjithëatë do të ekzistonin të drejtat e pronës dhe, mbi të gjitha, të drejtat e pronës rezultojnë në komunitetet e ligjit zakonor pa mbështetjen e shtetit;
  • shteti, në kuptimin e Thomas Hobbes ose John Lock, nuk justifikohet si një pararendës për rendin shoqëror, ose për të drejtat e pronës;
  • shteti dhe roli i tij si përkufizues i të drejtave mund të jetë i pashmangshëm.

Në qoftë se anëtarët e një grupi të tillë mund të fitojnë influencë politike ata mund ta nxisin shtetin të njohë pretendimet e të drejtave të tyre të pronës, si dhe mund të jenë në gjendje të zhvillojnë institucione që i lejojnë ata të detyrojnë në mënyrë më efektive normat e tyre zakonore.

Në qoftë se ata janë të suksesshëm në fitimin e influencës politike, ka të ngjarë që ata të kërkojnë transferimin e pasurisë nga të drejtat e pronës së njerëzve të tjerë (rasti i të drejtave të pronës në Shqipëri nga viti 1991 e këtej ku detyrimi i normave zakonore të rrëmbimit me forcë të pronës, ndërkohë që njëherazi përdorin shtetin për të fituar avantazhe të veçanta).

Shteti dhe ekonomia e tregut është:

  • ideja e thjeshtë e fitimeve nga tregtia qëndron në thelb të ekonomisë moderne dhe asaj të lashtësisë” dhe, prandaj, “origjina e tregut, me të gjithë kapacitetin e tij për të këmbyer mallra të llojeve të ndryshëm, shfrytëzon ndarjen e punës dhe siguron një pengesë kundrejt varësisë nga një mall;
  • shfaqja e tregtisë në periudhën mesjetare, si dhe marrëdhëniet në tregtinë moderne ndërkombëtare dhe brenda shoqatave vendase të tregtisë, zbulojnë se ato sundohen nga versione moderne të të njëjtit lloj institucionesh dhe normash zakonore (praktika dhe përdorimi) që zhvillohen në shoqëritë primitive (për shembull, qeverive europiane që u orvatën të vendosin kontroll mbi tregtinë detare me qëllim që ta tatonin atë, si dhe françizat e dhuruara për monopole të panumërta ndërmjet viteve 1500 – 1800, “detari dhe tregtari mesatar” iu përgjigjën me pirateri dhe kontrabandë dhe një pjesë e rëndësishme e tregtisë detare u krye në shkelje të ligjeve të një shteti – komb;
  • për më tepër, klasat e mesme dhe madje të larta në mënyrë të vullnetshme veshën, pinë dhe hëngrën mallra kontrabandë dhe, në të vërtetë, shumë kontrabandistë ishin anëtarë shumë të nderuar të komunitetit tregtar, si dhe komuniteteve të tyre me vendndodhje gjeografike).

Disa shekuj më herët komuniteti tregtar i Europës Perëndimore të mesjetës së hershme zhvilloi një sistem të njohshëm të ligjit tregtar zakonor, lex mercatoria ose “Ligji Tregtisë”, që përbëhej nga norma zakonore të evoluara në mënyrë të shpejtë dhe mosmarrëveshjet zgjidheshin në gjykatat vetiake të tregtarëve.

Në qytetet tregtare italiane të shekullit të 13 – të dhe 15 – të, “veprimet gjykoheshin nga suksesi dhe zotëria gjykohej nga pamja dhe pasuria, jo prejardhja”; njerëzit që nuk kishin lindur fisnikë ose nuk ishin bërë fisnikë nga një Sovran, ia bënë të mundur vetes së tyre statusin e fisnikut me industri, zgjuarsi dhe aftësi profesionale; tregtarët e pasur italianë u veshën në mënyrë modeste, por dhanë bujarisht për projekte të tillë publik si universitetet dhe katedralet.

Në mënyrë të ngjashme, në Hollandën e shekullit të 17 – të, “holandezët pëlqyen ta konsiderojnë lulëzimin e tyre material si provë të virtutit të tyre …

Ndershmëria ishte një sekret i suksesit të tyre tregtar; rastësisht, njerëz të tjerë nuk siguruan mjaftueshëm për të varfërit e tyre si tregtia holandeze”.

E njëjta është e vërtetë për Anglinë e shekullit 18 – të, ku tregtia kërkoi marrëveshje tregtare mbi bazën e “barazisë, në lidhje me praktikat e riorganizuara dhe miratimin e ndërsjellë” kështu që tregtarët ishin “me emër për ndershmëri”.

Por, në “kërkimin e sigurisë për pronën dhe personin, lirinë për të prodhuar dhe shijuar pasurinë” ata u karakterizuan gjithashtu si “bujarë, të arsyeshëm dhe bamirës”.

Natyrisht, shtetit vazhdimisht i kërkohet të vendosë dhe të detyrojë praktika që kanë të bëjnë me veprimtarinë ekonomike dhe shpesh me të njëjtët tregtarë që janë në gjendje të detyrojnë praktikat e tyre vetiake në tregtinë ndërkombëtare dhe brenda shoqatave të tyre tregtare.

Merkantilizmi mesjetar ishte një sistem i mbizotëruar nga tregtarët që merreshin me mbretërit për të kufizuar konkurrencën në favor të monopoleve vendase dhe esnafeve, sistem ky që u mbajt brenda shumë ekonomive të shekullit të 20 – të.

Në fakt, në çdo juridiksion politik, rregullimet ekonomike kufizojnë konkurrencën dhe gjenerojnë renta për bizneset dhe, për këtë arsye, ekonomia dhe shteti janë bërë tejet të ndërthurur; në këto rrethana, nxitësit e tregtarëve për të kundërshtuar zhvatjen ose shmangur juridiksionin e tyre dobësohen duke rritur nxitësit për të njohur pretendimin e tyre për “legjitimitet” me qëllim që të fitojnë pasuri nëpërmjet mjeteve politike dhe ekonomike.

Në këtë mënyrë, ndërkohë që shteti nuk është një burim i domosdoshëm i praktikave të lojës për tregjet, pikërisht ashtu sikundër nuk është një burim i domosdoshëm i rregullit shoqëror ose i të drejtave të pronës, roli i shtetit në ekonomi mund të jetë i pashmangshëm ashtu sikundër duket se është ekzistenca e tij.

Juristët në Republikën e Shqipërisë, jo për faj të tyre, por të “akademikëve që bëjnë dhe miratojnë“ programe, nuk janë të trajnuar në këtë drejtim.

Shkolla e Lartë e Magjistraturës mund të jetë shembulli më i keq në këtë drejtim në lidhje me formimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve të ardhshëm, apo atyre në karierë.

Kasem Seferi – ekonomist

Share: