Sigurisht, të mendosh tani për fjalët e Giovanni Falcones, i cili e quante mafian një fenomen njerëzor, që si i tillë ka një fillim dhe një fund, të vijnë të dridhurat.
Ashtu si 57 ditët e agonisë së Paolo Borsellinos. Një vdekje e paralajmëruar. Riina iku në ditën e 87-vjetorit të lindjes, por është fakt që kish filluar të vdiste shumë më herët: më 30 janar 1992.
“U Curtu” ikën nga kjo botë, një vit pas bashkëpunëtorit të tij Bernardo Provenzano, duke marrë me vete në varr gjysmën tjetër të sekretit të sekreteve, për të cilin Prokuroria e Palermos ka “përplasur kokën”: a ka patur apo jo tratativë mes Cosa Nostra dhe Shtetit? A ishte apo jo bashkëpunëtori i tij që shiti karabinierët?
Nuk do ta dimë kurrë, edhe pse për shumë kënd është më e rehatshme të mendojnë dhe të rrëfejnë se gjithçka është e lidhur me një fije, siç ndodh mes rojeve dhe hajdutëve. Për pjesën tjetër Salvatore Riina da Corleonte, i lindur në 1930, me 26 dënime të përjetshme dhe 24 vite burg të kryera, që vazhdimisht thoshte se jetën dhe vdekjen i jepte vetëm ai, mbeti i heshtur deri në fund. I heshtur, ashtu si i volit një Bosi të Bosëve dhe vrasësi mizor që, mes acidit për të shkrirë fëmijë dhe bombave për sulme, nuk hezitoi kurrë për asgjë.
Bota që kish parë të fundoseshin gjykatës dhe policë, ku kish hedhur në erë rrugë dhe autostrada, mbeti e shtangur përballë asaj fytyre prej fshatari të humbur, që në 15 janar 1993 shoqëroi lajmin e arrestimit të tij. E mundur që ajo fytyrë ishte Kumbari? Sigurisht që po. Provenzano, me facoletën për të fshirë djersën në ballë, ishte si ai. Në fund të fundit, vinin nga të njëjtët fshatra të Corleones, dhe kishin bërë gjithë rrugën bashkë para se të ndaheshin (ndoshta), për të shkëmbyer udhëheqjen e Cosa Nostras. Eshtë sikur Zu Binnu edhe ai, Totó u Curtu, ishte fshehur për njëzetë vite, ishte kthyer në një fantazmë pra, gjatë të cilëve ishte martuar në kishë me Ninetta Bugarellan dhe kish bërë tre fëmijë.
Sigurisht, të mendosh tani për fjalët e Giovanni Falcones, i cili e quante mafian një fenomen njerëzor, që si i tillë ka një fillim dhe një fund, të vijnë të dridhurat. Ashtu si 57 ditët e agonisë së Paolo Borsellinos. Një vdekje e paralajmëruar. Riina iku në ditën e 87-vjetorit të lindjes, por është fakt që kish filluar të vdiste shumë më herët: më 30 janar 1992, kur Gjykata e Kasacionit konfirmoi vendimet e gjyqit të madh kundër Cosa Nostras. Atje nisi tatëpjeta: aleanca me të mëdhenjtë e Shtetit që mori fund në ato momente, i kishte garantuar anulimin e vendimeve, dhe paktin me politikën që i kish dhënë ishullin. Pikërisht në ato momente, Totò u Curtu u çmend. Duhej të paguanin të gjithë për atë shuplakë të papranueshme, vendosi ai. Dhe filloi t’i nxjerrë një e nga një.
Të vërtetën e asaj që ndodhi vërtetë në ata 12 muaj, deri në 15 janar 1993, dhe në arrestimin e tij, e kanë ndarë njësoj ai dhe Provenzano. Që ndoshta e shiti tek shteti, për të shmangur fundin e Cosa Nostras, dhe u shpërblye me mungesën e kërkimit në vilën ku U Curto ishte fshehur me familjen, e pastruar nga “picciotti”-t e organizatës, përpara se të vinin karabinierët dhe të zbulonin se brenda nuk kish mbetur asgjë. Pra, histori fantazmash të këqia, gjaku dhe misteresh. Riina mori shumë me vete në varr, dhe si zakonisht, ndokush tani do të dalë e do të thotë se duhet të arsyetojmë. Të shohim. Ndërkohë, shënojmë ditën e ikjes së një tjetër Kumbari. I moshuar, i sëmurë, i rrjedhur. Pa asnjë pikë mëshire. / Marrë nga HuffPost Italia – Në shqip nga bota.al