Selena Gomez prej muajsh ka qenë në qendër të mediave rozë. Fillimisht për lidhjen me The Weeknd, ndarjen, transplantit të veshkës e së fundmi për rikthiminin e papritur me Justin Bieber.
Por Selena ka vendosur të rikthehet ashtu siç i ka hije dhe e ka bërë më së miri këtë në një nga eventet më të rëndësishme të muzikës, “American Music Awards”. Këngëtarja e hitit “Fetish” ishte kthyer nga brune në bionde, me flokë të shkurtra dhe dukej më seksi se kurrë, shkruan intv
Selena performoi para një publiku të madh në një performancë si kurrë më parë, me një fustan të bardhë gjumi, “e përgjakur” dhe në disa momente, padashje i janë zbuluar mbathjet.
E sigurisht që performanca ka patur “Pro” dhe “Kundër” pasi disa e kanë vlerësuar ndërkohë që shikuesit nga ekrani e kanë akuzuar këngëtaren se nuk ka kënduar live por thjesht ka lëvizur buzët!
Sipas tyre, baza mbështetëse dhe performanca e Selenës ishin një mashtrim pasi këngëtarja në të vërtetë nuk ka kënduar.?opinion.al