Reshjet e dendura të shiut të orëve të fundit kanë shënuar përmbytjet e para në Shkodër, ku uji ka mbuluar hapësira të konsiderueshme.
Duket se sipas të dhënave nga Emergjencat Civile, në Ana Malit janë me prezencë uji rreth 40 ha tokë nga prroi i përbashkët me Malin e Zi dhe në Rrethina mungon energjia elektrike në të gjitha fshatrat. Në lumin Kir prurjet janë normale.
Në Njësinë Administrative Postribë mungon energjia elektrike që në mëngjes Në Berdicë mungon energjia elektrike ne gjithe fshatrat, prezencë uji ka në një pjesë të segmentit ku po punohet në rrugën Shkodër-Velipojë.
Në Guri i Zi ka patur disa herë ndërprerje të vogla te energjise elektrike por qe eshte rikthyer. Ka prezence te ujit ne 40 ha toke ne zonen fushore te fshatit Rrenc, toke e cila eshte e pa kultivuar, raporton ora news.