Ky lajm do t’i mërzisë të çmendurit pas filmave! Silvester Stallone është akuzuar për abuzim seksual ndaj një 16-vjeçareje. Ngjarja besohet se ka ndodhur në Las Vegas, kur ai po xhironte një film në vitin 1986. Lajmin e ka publikuar “Daily Mail” me shumë bujë.
Stallone atëherë ishte 40 vjeç dhe, kur ka parë adoleshenten, ka bërë gjithçka për ta çuar në shtrat. Tmerri në këtë ngjarje shtohet me informacionin në lidhje me ish-trupojën e tij, i cili e ka ndihmuar aktorin për ta marrë vajzën në një hotel dhe për të abuzuar edhe vetë me të. Ata të dy e kanë detyruar 16-vjeçaren të kryente seks oral me ta.