Home KRYESORE Skandali i radarëve/ Kodheli tregon se si kontrollohet hapësira detare

Skandali i radarëve/ Kodheli tregon se si kontrollohet hapësira detare

Ish-ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, mbrëmjen e sotme, ka folur për herë të parë në lidhje me skandalin e radarëve.

Ish-ministrja Kodheli në emisionin “Të Paekspozuarit” në ‘News24’, foli mbi akuzat e bëra ndaj institucionit që drejtoi më parë, ku opozita pretendon se radarët janë fikur për t’u dhënë mundësi trafikantëve të drogës.

Ajo theksoi se QNS është një institucion i ngritur shumë kohë më parë, është një strukturë e ngritur me para të dhuruara nga BE.

“Është një qendër ndërinstitucionale dhe drejtohet nga civilë, jo nga ushtarak. Struktura është ndërinstitucionale, është nën varësi të Ministrisë së mbrojtjes. Por drejtori i qendrës propozohet nga Ministria e Mbrojtës dhe miratohet nga kryeministri. Në atë sallë ku janë ekranet ku vëzhgohen radarët, ka 10 punonjës në turn, ka vetëm një punonjës të Ministrisë së Mbrojtjes. Ka përfaqësues të Anti-terroitt, të doganave, të ministrisë së Bujqësisë për shkak të peshkarezhave. Ka dhe një përfaqësues të Ministrisë së Mjedisit”, tha Kodheli.

Pyetjes së gazetari Ylli Rakipi se çfarë roli kanë radarët dhe cila është detyra e tyre, Kodheli tha: “Në vitin 2016 me të drejtë qeveria e asaj kohe meqenëse Shqipëria po përgatitej për të hyrë në NATO dhe pas hyrjes në NATO kufijtë detar do ishin edhe kufij NATO, mendoj me të drejtë që të bliheshin disa radarë që i përkasin Ministrisë së Mbrojtjes, radarë që mbrojnë kufijtë detar. Mbrojnë nga armiqtë e mundshme. Nuk janë domosdoshmërish për trafiqet. Radarët kanë qenë të përcaktuar që të shohin aut-in. Kush vjen nga jashtë në territorin detar. Nuk kanë qenë këto radar për të parë këtë gjë.

Share: