Home KRYESORE Sot dita e dytë e bisedimeve Shqipëri-Greqi, Mediat greke asnjë lajm për...

Sot dita e dytë e bisedimeve Shqipëri-Greqi, Mediat greke asnjë lajm për takimin!

Nisin sot sërish negociatat mes Shqipërisë dhe Greqisë për zgjidhjen e problemeve mes dy vendeve. Sipas burimeve, sot prioritet që të diskutohen janë çështjet sensitive.

Për më shumë se 14 orë diskutime pati në ditën e parë të negociatave intensive mes ministrave Kotzias dhe Bushati në Kretë dhe grupeve te tyre teknike.

Sipas burimeve nga ministria jone janë më shumë se 300 faqe material nga arkivi i Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe i arkivit të shtetit pjesë e dosjes së shqiptarëve, mes dokumenteve historike dhe hartave të të gjitha natyrave dhe shkallëve dhe një ekspertizë shteruese në tavolinë, duket se pala shqiptare e ka marrë më shumë se seriozisht takimin e Kretës.

Këtë herë ku palët për herë të parë po diskutojnë çdo pikë në detaje, për ato që quhen çështje të reja dhe historike mes dy vendeve dhe e veçanta nga Greqia është qe Mediat greke nuk i kane kushtuar asnjë hapësire këtij takimi i cili ne Mediat shqiptare kane zëne një hapësire domethënëse.

Burime të larta diplomatike greke i thanë Top Channel se në tryezën e bisedimeve janë hedhur të gjitha temat dhe ditët në vazhdim priten rezultatet konkrete.

Gjatë mbrëmjes se djeshme diskutimet u spostuan në një restorant, ku dy delegacionet kanë patur një darkë pune. Ndersa gjatë paradites së sotme pritet të diskutohen edhe temat e tjera të mbetura, siç është ligji i luftës dhe zonat e minoritetit ne Shqipëri.

Share: