Home KRYESORE Të uroj kohë… Nga Elli Michler

Të uroj kohë… Nga Elli Michler

Përktheu Elona Caslli

Të uroj kohë

Nuk të uroj diçka dosido
të uroj atë që shumë njerëz nuk e kanë më.
Të uroj kohë për t’u kënaqur dhe për të qeshur
dhe po ta shpenzosh me mend diçka të mirë mund të kesh.

Të uroj kohë për veprimin dhe mendimin tënd
jo vetëm për vetveten por edhe për të tjerët.
Të uroj kohë jo për të nxituar dhe për të vrapuar
por për të qenë i kënaqur.

Të uroj kohë , jo vetëm për të shtyrë kohën
të uroj kohë që të të mbetet koha
për t’u habitur , për të besuar
dhe jo vetëm për të parë orën.

Të uroj kohë për të numëruar yjet
dhe kohë për t’u rritur dhe për t’u pjekur.
Të uroj kohë, që sërish të shpresosh dhe të dashurosh.

Të uroj kohë për të gjetur vetveten,
për të jetuar çdo ditë tënden, çdo orë tënden si dhuratë.

Të uroj kohë edhe për të falur.
Të uroj të kesh kohë,
kohë për jetën.

Elli Michler

Share: