Prokuroria e Kavajës urdhëroi arrestimin e disa zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve në Kavajë, të dyshuar se kanë tjetërsuar pronësinë e 36 hektarëve tokë në bregdetin e Spillesë. Mes tyre është edhe Seid Cikalleshi, vjehrri i kryetarit të Partisë Socialiste të Kavajës, Gentian Daja. Gjithashtu, gruaja e Gentianit dhe vajza e Seidit, Silva Daja ishte kandidate e PS per Bashkine e Kavajes kete vit. Kandidatura e saj u anulua nga Rama pasi PD denoncoi se Elvis Rroshi dhe Gentian Daja kane lidhje shoqerore dhe biznesi mes tyre.
Lidhur me arrestimin e Seid Cikalleshit, prokuroria beri te ditur sot se dyshohet se 36 ha tokë i kaluan në pronësi shtetasve të ndryshëm, nëpërmjet falsifikimit të dokumentave dhe shpërdorimit të detyrës.
Cikalleshi ka mbajtur detyrën e drejtorit të Hipotekës së Kavajës deri para disa muajsh. Cikalleshi në bashkëpunim me disa zyrtarë të institucionit të tij, si edhe me mbështetjen e ish-zyrtarëve të komunës Kryevidh, kanë ndryshuar zërin kadastral nga “ranishte” në “tokë arë”.
Në bazë të ligjit “Për tokën”, toka ranishte nuk ishte pjesë e fondit të ndarjes së tokave. Këtë sipërfaqe toke, ish zyrtarët ia kanë shpërndarë familjeve të ndryshme, të cilat e kanë shitur.
Kjo eshte nje nga aferat me te medha me tokat ne bregdet. /Opinion.al
*Në foto Gentian Daja