Home KRYESORE Tretën kuadrot premtuese, aty ku lartësohet mediokriteti!

Tretën kuadrot premtuese, aty ku lartësohet mediokriteti!

Nga Fadil Maloku

Vonesës së reformimit të sistemit arsimor, pra, përgatitjes së: kuadrove të reja që për imperativ do ta kenë jo ex katedrën, por mësimin dhe gjykimin permanent… në mënyrë që studentët të mund të hyjnë në një konkurrencë lojale me bashkëmoshatarët e tyre evropian apo gjeneratën e “revolucionit teknologjik”…, po i paraprin mbyllja hermetike e UP-së.

Më duhet të mjaftohem me intuitën apo prirjen sociale (social trend) për t’i identifikuar në mënyrë telegrafike disa nga këto dukuri shqetësuese në arsimin dhe edukimin kosovar, siç janë:

a. ajo e funksionimit të administratës pranë Universitetit;

b. ajo e mospranimit të kuadrove premtuese;

c. ajo e tolerimit të një raporti akoma hermetik midis profesorëve dhe studentëve;

ç. ajo e mbylljes ndaj risive informatike, atyre shkencore si edhe teknologjike;

d. ajo e ligjërimit akoma ex cateder (!);

f. ajo e mungesës së kuadrove adekuat për lëndë të reja;
dh. ajo e pamundësisë së qasjes në literaturën bashkëkohore nëpër fakultete;

e. ajo e mungesës së kushteve elementare për studime empirike;

ë. ajo e transparencës dhe përgjegjësisë financiare;

f. ajo e decentralizimit të mjeteve financiare nëpër fakultete;

g. ajo e mungesës së instituteve për “skanimin” e fenomeneve te reja sociale; etj…

Share: