Rea Xhillari, motra e Zahos, po e shijon pa fund kthimin pas në fëmijëri duke u kujdesur, duke kaluar kohë, duke vizituar vende e duke luajtur me vëllanë e saj të vogël.
Duket madje sikur prej saj do e njohim më shumë e më shpejt djalin e Kryeministrit Rama dhe bashkëshortes së tij, Linda.
Ndërsa i ati është veçanërisht i kujdesshëm në publikimet e tij me Zahon, ku djali është gjithmonë me shpinë, Rea duket se e ka kapërcyer këtë rregull sot me publikimin e radhës.
Është një foto jo shumë e qartë, çka nuk e bën thyerjen e rregullit aq kërcitës, megjithatë është një foto ballore e Zahos së vogël dhe të tilla as Edi Rama dhe as Rea nuk kishte publikuar që kur Zaho ishte fare i vogël./opinion.al