Home KRYESORE Video/ I censuruan këngën, Kastro Zizo shpërthen keq

Video/ I censuruan këngën, Kastro Zizo shpërthen keq

Kënga e Kastro Zizos dhe Kejtlin Pjalmit nuk është pranuar për të konkurruar në festivalin e RTSH-së, duke e përjashtuar. Mbrëmjen e sotme ai ka qenë i ftuar në “Top Show Magazine”, ku ka folur me tone të ashpra për këtë censurë që i është bërë.

I pyetur nga Alban Dudushi, Kastro ka shpërthyer ashpër: Kënga është nja vals i jetës, me lotët e nënave, grave, emigrantëve sepse doja t’ia jepja shpirtin këtyre njerëzve dhe këtij vendi, që mbeti në një tranzicion madhor”.

Pas reagimit të tij, Albani është munduar ta qetësojë duke u kthyer nga Kejtlin e duke e pyetur me humor, nëse e frikësonte Kastro me këtë lloj sjelljeje. Kastro është shumë i mirë”, është shprehur ajo me buzëqeshje.

Share: