Një automjeti është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm në qytetin e Vlorës, pas një atentati me tritol. Drejtuesi i mjeti, një 25 vjeçar është transportuar për në spital. Lapsi.al mëson se shoferi quhet Ines Hajrulla dhe është djali i një biznesmeni. Bëhet fjalë për një atentat të mirëfilltë i telekomanduar. Vendi i ngjarjes është një pikë ku qëndrojnë furgona që shkojnë në Kaninë.
Policia nuk dhënë konfirmim për gjendjen e personit të plagosur dhe nëse është apo jo ai objektivi. Është e vështirë mbledhja e provave. Mësohet se është përdorur rreth 300 gram tritol që është përdorur për këtë ngjarje. Automjeti që u përfshi nga flakët ishte me targa AA298SL./Lapsi.al