Home KRYESORE Xhafaj: Krimi është fuqizuar ekonomikisht, sfidon drejtësinë

Xhafaj: Krimi është fuqizuar ekonomikisht, sfidon drejtësinë

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj duke folur në konferencen “Forca e ligjit” pranoi se krimi është forcuar shumë ekonomikisht, duke pranuar edhe lidhjet e kriminelëve me politikanët.

Në konference marrin pjesë edhe ambasdorët Lu dhe Vlahutin.

Pjesë nga fjala e Fatmir Xhafës

Ne marrim përgjegjësi për ta bërë këtë luftë pa asnjë mëdyshje. Forca e ligjit do të triumfojë. Deklaroj marrjen së përgjegjësisë politike dhe ligjore të kësaj qeverie për të luftuar krimin e organizuar. Ne jemi duke ndryshuar qasjen, për një reagim proaktiv dhe të mirëkoordinuar.

Mesazhi im për qytetarët është: Krimi i organizuar nuk mundet dhe s’do të ketë të ardhme. Ne jemi të vendosur të shkatërrojmë grupet kriminale dhe fuqinë e tyre ekonomike. Si ministër kam pranuar për këtë përgjegjësi. Jam i ndërgjegjësh për ktë sfidë. Qëllimi i lartë që qytetarët të kenë rend dhe siguri.

Fuqia ekonomike e organizatave kriminale është sfiduese për organet e drejtësisë. Lidhjet e këtyre grupeve me politikanët i kemi të qarta.
Po kështu ngritja e bizneseve fasadë të krimit në vend i kemi të qarta.

Share: