Qeveria Shqiptare ka miratuar ditën e sotme vendimin për ruajtjen dhe sigurinë e anëtarëve të komisionit të Vettingut.
Sipas vendimit mësohet se Garda e Republikës do të jetë ajo që të do të kujdeset për sigurinë fizike të të gjithë anëtarëve të komisionit.
Vendimi i plotë:
Garda e Republikës së Shqipërisë të ruajë dhe të mbrojë, me truprojë/shofer (nënoficer), si më poshtë vijon:
Kryetarin dhe komisionerët e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit;
Kryetarin dhe gjyqtarët e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit;
Komisionerët Publikë;
Vëzhguesit ndërkombëtarë të emëruar nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit
Inspektorin e Përgjithshëm të Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave.
Garda e Republikës së Shqipërisë të ruajë dhe të mbrojë objektet (mjediset e punës), ku ushtrojnë veprimtarinë Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, Kolegji i Posaçëm i Apelimit, Komisionerët Publikë dhe vëzhguesit ndërkombëtarë të emëruar nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit.