Home KRYESORE 32-vjeçari u ekzekutua në makinë, tri gëzhoja pranë trupit

32-vjeçari u ekzekutua në makinë, tri gëzhoja pranë trupit

Policia ka dhënë detajet e para për vrasjen e ndodhur në Grudë të Shkodrës paraditen e së dielës. Viktimë e ngjarjes ka mbetur 32-vjeçari Angjelin Shkambi, i cili është qëlluar në makinën e tij nga persona ende të paidentifikuar. Policia ëhstë njoftuar nga qytetarët për mjetin Benz, i cili gjendej në rrugën pranë varrezave dhe brenda të cilit ndodhej trupi i pajetë i Shkambit. Në vendngjarje u gjetën edhe tri gëzhoja.

Njoftimi i policisë:

Me datë 17.12.2017, rreth orës 11:10, Salla Operative është njoftuar se në rrugën që të çon tek varrezat e “Stom Golemit”, një person në një makinë, është pa shenja jete.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje ku kanë konstatuar se në mjetin tip “Benz” me targa AA 275 BF , ndodhej trupi i pajetë i shtetasit A.Sh. 32 vjeç, banues në Shkodër, i vrarë me armë zjarri nga persona akoma të paidentifikuar.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorit ndodhet në vendin e ngjarjes ku po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Në vendngjarje janë gjetur dhe sekuestruar tre gëzhoja pistolete.

Janë ngritur pika kontrolli si dhe po bëhet krehja e zonës me qëllim kapjen e autorëve.

Në mbështetje të veprimeve që po kryhen nga D.V.P. Shkoder për kapjen e autorëve, janë edhe grupe të FNSh-së.

Share: