Home KRYESORE Berisha: Edi Rama më bëri pritë cubash në sallën e Parlamentit

Berisha: Edi Rama më bëri pritë cubash në sallën e Parlamentit

Ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar në mënyrë të drejtpërdrejtë Edi Ramën për incidentin që i ndodhi, ku Garda e Republikës nuk e lejoi të merrte fjalën.

‘Nëpërmjet jush dua të sqaroj cdo shqiptar se sot në parlament Edi Rama organizoi një pritë cubash ndaj meje.

Kërkova fjalën për procedurë. Kryetari i parlamentit më kërkoi të flisja pas parafolësit. Kështu u veprua.

U nisa drejt platformës për të thënë tre minuta fjalë të mia për procedurë.

Edi Rama urdhëroi mercenarët, shefin e rojeve të Gardës dhe bëri një pritë që nuk ka ndodhur kur në historinë e parlamentit’.

Share: