Avokati i Saimir Tahirit dha një prononcim të shkurtër për mediat direkt pasi u njoh me vendimin e Krimeve të Rënda për ti bllolkuar pasaportën klientit të tij.
Ai tha se siç parashikon ligji do të ankimojë në apel brenda 5 ditëve. Por me insistimin e gazetarëve bëri edhe një koment për gjkyatën dhe prokurorinë.
“S’ka asnjë fakt të ri që gjykata të merrte masë sigurimi shtesë. Sjellja e prokurorisë është qesharake. Është kujtuar si kovili pas të vjelave”, tha Haxhia.