Home KRYESORE Bosnje/ Arrestohen 13 persona nën dyshimin për krime kundër njerëzimit

Bosnje/ Arrestohen 13 persona nën dyshimin për krime kundër njerëzimit

“Me urdhër të Prokurorisë së Bosnjë e Hercegovinës (BeH), zyrtarët e Agjencisë Shtetërore për Hetim dhe Mbrojtje (SIPA), mëngjesin e sotëm në rajonin e Konjicës dhe Sarajevës kanë arrestuar 13 persona të dyshuar për krime kundër njerëzimit,” transmeton AA.

Në njoftimin e SIPA-s në BeH, thuhet se personat e privuar nga liria dyshohen se kanë kryer veprën penale “Krim kundër njerëzimit” në zonën e komunës Konjiq gjatë vitit 1992.

Të arrestuarit janë dërguar në zyrat e SIPA-s për hetime të mëtejshme, pas së cilës do të dorëzohen në Prokurorinë e BeH-së, thuhet në njoftimin e SIPAS-s.

Share: