Noteri Agron Bajri, bashkëshorti i prokurores Elizabeta Imeraj, ka hedhur në gjyq gazetarin Mero Baze.
Në padinë që ai ka depozituar në gjykatë, akuzon Bazen për veprat penale të shpifjes dhe fyerjes, të kryera botërisht.
Shkak janë bërë disa shkrime që Baze ka bërë kundër bashkëshortit të prokurores që është në grupin hetimor të ish-ministrit të Brendshëm, Sajmir Tahiri.
Shkrimet ndaj Bajrit përkojnë me kohën kur Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkoi në Kuvend lejen për arrestimin e ish-ministrit të Brendshëm, aktualisht deputet i PS-së, i ndodhur nën hetim për trafikun e drogës.
Sikundër raportohet, çështja është në gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë, Dhoma Penale./360grade.al/