Home KRYESORE Deputeti: “A është takuar Saimir Tahiri me Shkëlzen Berishën në Hamburg?”

Deputeti: “A është takuar Saimir Tahiri me Shkëlzen Berishën në Hamburg?”

Udhëtimi misterioz i Tahirit në Gjermani, ka sjellë në sipërfaqe disa hipoteza. Portali 360grade.al, ka zbuluar disa të dhëna interesante, nga rrëfimet e një deputeti që këkron të mbetet i paidentifikuar.

Saimir Tahiri, sipas këtij deputeti, ka udhëtuar në Gjermani, për tu takuar më djalin e ish kryeministrit Berisha, Shekëlzenin, për të ujdisur një marrëveshje.

Ndër pasionet e shumta të ish ministrit të brendshëm, por jo vetëm pasion, ka qenë edhe përgjimi i të gjithëve dhe krijimi i dosjeve për të gjithë, sidomos me përgjime ambientale dhe jo vetëm.

Duke filluar nga armiqtë e deri tek miqtë, përfshirë këtu edhe djalin e ish kryeministrit, Shkëlzenin.

Takimi i Hamburgut, Tahiri-Berisha, sipas deputetit që do të mbetet anonim, ka patur si qëllim dëgjimin nga ana e Shkëlzenit, të kushteve që ka parashtruar Tahiri, për mosbotimin e përgjimeve që lidhen me personin e tij. Përgjimet janë të planit personal, por jo vetëm.

Sipas këtij version, palët kanë rënë në një marrëveshje dhe janë pranuar kërkesat e Tahirit. Ky edhe ka qenë qëllimi i vërtetë, dhe më i rëndësishëm, i udhëtimit të papritur të ish ministrit të brendshëm në Hamburg, duke patur si pretekst të vërtetë, kurimin e babait të tij, që ndërkohë ishte kthyer në Shqipëri./360grade.al/

Share: