Në shekullin e XX, Evropa ka qenë teatri i dy luftrave botërore dhe kontinenti u nda ne dy blloqe gjatë Luftës së Ftohtë Lindje-Perëndim. Luftrat botërore, sidomos lufta e dytë botërore sollën shkatërrim në kontinentin e vjetër. Ndërsa Lufta e Ftohtë solli izolimin, varfërimin dhe shkeljen e të drejtave themelore njerëzore në Evropën Lindore.
Vëllezërit dhe motrat e të njëjtit kontinent prej mijëra v i t e s h u bënë armiq të betuar të njëri-tjetrit. Lufta e ftohtë krijoi ambientin e përshtatshëm për një luftë të tretë botërore. Ajo mund të plaste nga momenti në moment kur marrëdhëniet midis dy blloqeve tendoseshin. Përse njerëzit nuk nxjerrin mësime nga historia, nga jeta e njerëzve që kanë përjetuar këto kohë të vështira e të hidhura të njerëzimit? Si mund të jemi nostalgjikë të këtyre kohërave kur njeriu ishte i transformuar në një objekt dhe qenia njerëzore s’kishte asnjë të drejtë ose vlerë, por ishte pjesë përbërëse e turmave që drejtoheshin si robot? Përse shumë të pafajshëm duhet të vriteshin për shkak të racës, të fesë ose mendimeve të tyre disidente?
Përse vëllai duhet të mohonte, të spiunonte vëllain? Përse njeriu duhet të urrente kaq shumë njeriun sa të krijonte kampet e përqëndrimit dhe gulagët e ftohtë të Siberisë? Përse njerëzit duhet të ishin aq zemërngushtë dhe egoiste për të imponuar idetë dhe ideologjitë e tyre që sollën kaq shkatërrim dhe vuajtje? Koha i rrëzoi diktatorët dhe diktaturat në Evropë.Popujt evropian e kuptuan që e ardhmja e tyre ishte të jetonin të gjithë së bashku në harmoni dhe të krijonin një kontinent paqësor. Kjo ishte ideja e Zhan Monesë dhe e Robert Shumanit për të krijuar një Evropë të Bashkuar nën të njëjtin flamur.Këto ide inspiruan dhe Papen Gjon Pali i II-të për t’u ngritur kundër komunizmit në Evropën Lindore.
Drita e Zotit në zemrën e tij e udhëhoqi në përpjekjet për të sjellë vëllazërimin e njerëzve të feve të ndryshme.Ai ishte mishërimi i Zotit në tokë, pasi fali dhe Ali Agxhan, personin që i bëri atentat për ta vrarë në vitin 1983. Dritën e lirisë e patën Les Valesa, Vaclav Havel, Solzhenicin, Sakharov, që u ngritën kundër diktaturës totalitare. Bota duhet parë ndyshe,nga e djeshmja e historisë botërore ne mund të nxjerrim vetëm mësime, të tashmen, ne duhet ta jetojmë me mend, që mos të kemi pendime dhe e ardhmja ka për të qenë e bukur nëse njerëzimi nuk bën të njëjtat gabime.Nostalgjikët e gabimeve të njerëzimit duan të ringjallin urrejtjen dhe të na rikujtojnë se ne nuk duhet të kthehemi aty ku ishim.
Ne duhet të largohemi nga e kaluara që i ka sjellë vetëm vuajtje njerëzimit. Ne nuk duhet të harrojmë Ana Frankun dhe ditarin e saj, popujt e persekutuar, burgjet, gulagët e ftohtë, internimet, vrasjet e njerezve të pafajshëm që luftuan per liri dhe demokraci. Të gjithë njerëzit e botës janë të barabartê para Zotit dhe çdo qenie njerëzore meriton ta jetojë jetën e saj me dinjitet, në harmoni të plotë me gjithë qeniet e tjera njerëzore. Vetëm Krijuesi ynë ka të drejtën të vendosi për fatin tonë dhe të na gjykojë.
Ja përse s’duhet të jemi nostalgjikë të këtyre faqeve të e rrëta të historisë njerëzore, por duhet të kujtojmë se çdo njeri është vetë drita e Zotit në tokë.