Home KRYESORE Fatos Lubonja: Lu dhe Vlahutin po instalojnë një regjim në Shqipëri!

Fatos Lubonja: Lu dhe Vlahutin po instalojnë një regjim në Shqipëri!

Analisti Fatos Lubonja ka deklaruar të martën se zgjedhja e kryprokurores së re, Arta Marku është një proces i dështuar.

Gjatë një interviste në “News 24”, Lubonja e kritikoi edhe qëndrimin e ambasadës amerikane dhe BE-së në këtë proces.

Ai tha se dy ambasadorët, respektivisht ai amerikan Donald LU dhe ajo e BE-së Romana Vlahutin po ndihmojnë në instalimin e një regjimi në Shqipëri.

Sipas tij, deklarata e bërë nga ambasada amerikane është një mungesë e qartë sinqeriteti dhe reflektimi, si dhe përgjegjshmërie e Lu-së, i cili prej kohësh ka vënë bast për reformën në drejtësi dhe bën sikur nuk e shikon dështimin e saj.

Lubonja: Kjo deklaratë është një mungesë e qartë sinqeriteti dhe reflektimi dhe përgjegjshmërie e ambasadorit Lu i cili prej kohësh ka vënë bast për reformën në drejtësi dhe bën sikur nuk e shikon dështimin e saj.

Por në thelbin e vetë mendoj se ambasadori Lu dhe Brukseli, Vlahutin kanë vënë bast që ta paraqesin këtë reformë në drejtësi si një hap i madh dhe po ndihmojnë instalimin e një regjimi, të tre bandave. Kjo prokurori e kapur do përdoret nga dy bandat e tjerë.

Më tragjikja është që këtë proces ndërkombëtarët duan ta paraqesin si ecje para e Shqipërisë.

Është një dështim që i bashkohet shumë dështimeve të tjera. Ambasadorit Lu do i kujtoja që në një shtet si SHBA, një psikopat, një kryetar shteti siç është Trump mund të heqë kreun e CIA-s imagjinoni çfarë ndodh në Shqipëri ku institucionet janë delikate.

Ajo deklaratë nuk duhet marrë seriozisht, shqiptarët duhet të bëjnë me kokën e tyre. Ose nuk dinë asgjë ose bëjnë sikur nuk dinë asgjë.

E kemi provuar edhe me ambasadorin Arvizu që donte të sillte armët kimike këtu. Nuk është hera e parë që ambasadorët dëmtojnë interesin e shqiptarëve.

79

Share: