Më vjen si një peshore,
ku veprimet e mia mi
sjellë si copëza të turbullta fotografish.
Nuk e di
në kam qenë e mirë me njerëzit,
edhe pse jam munduar
apo ndoshta krejt isha gabim.
Pa dashur
thura ëndrra të mëdha
në këtë vend të vogël
që shpesh ma zë frymën
e rrallë më lartëson.
Më shumë kam qajtë
edhe atëherë kur mendoja
se jam e gëzuar.
Dhe kam qeshë shumë
atëherë
kur vërtetë ndihesha keq.
Koha më ik para syve
dhe me zor arrijë të kap
ca pika lumturie
të fshehura diku në qoshet e zymta.
Është kohë e pavlerë
dhe krejt ça dua
është të mund t’jetoj
njerëzisht!
Andaj gëzuar!
Të ngrejmë dolli
për pak dashuri
në rrugëtimin e gjatë
që na pret.