Home KRYESORE Gjykata merr vendimin e rëndësishëm për Saimir Tahirin

Gjykata merr vendimin e rëndësishëm për Saimir Tahirin

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar bllokimin e pasaportës së ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, në vijim të hetimeve për dosjen “Habilaj”.

Kërkesa e prokurorisë u miratua sot nga Gjykata për Krime të Rënda.

Pak kohë më parë, edhe pse ishte në hetim, Saimir Tahiri udhëtoi dy ditë në Gjermani.

Tahiri akuzohet nga organi i akuzës si i përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës, i cili udhëhiqej nga Habilajt.

Share: