Home KRYESORE INTERPOLI per Haradinaj, reagon Serbia: Do ta apelojmë

INTERPOLI per Haradinaj, reagon Serbia: Do ta apelojmë

Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë (MPB) ka njoftuar se do të bëjë një ankesë ndaj vendimit të INTERPOL-it, i cili hoqi nga lista e të kërkuarve kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj dhe 17 persona të tjerë.

“Komisioni për kontrollin e fletë-arresteve ndërkombëtare në Lyon (selia e INTERPOL-it në Francë), ka miratuar ankesën e UNMIK-ut dhe më 1 dhjetor ka vendosur që INTERPOL-i më të mos trajtojë këto fletë-arreste, respektivisht do t’i fshijë nga sistemi.

Kompetentët në Ministrinë e Punëve të Brendshme tashmë po shqyrtojnë detajet e këtij vendimi dhe MPB do t’ia paraqes iniciativën kompetentëve në Ministrinë e Drejtësisë dhe Prokurorisë, në mënyrë që pas analizave të hollësishme bashkarisht të përgatisin përgjigjen në emër të Serbisë”, thuhet në kumtesën e MPB të Serbisë, transmeton Telegrafi.

Ministria e Drejtësisë e Serbisë thotë se nuk ka marrë njoftim nga INTERPOL-i për heqjen e urdhrit të lëshuar nga gjykata serbe për Haradinajn. Në mesin e këtyre 18 personave ka qenë edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj dhe dy ish-anëtarët e Partisë Demokratike të Kosovës: Shukri Buja dhe Azem Syla.

Share: