Home KRYESORE Kanadaja në kushte ekstreme atmosferike, termometri shënon – 40 gradë

Kanadaja në kushte ekstreme atmosferike, termometri shënon – 40 gradë

Një prej shteteve që është përfshirë nga moti tejet i acartë është Kanadaja. Në zonat më të thella i ftohti polar ka prekur vlerat ekstreme të termometrit duke shënuar temperatura nën minus 40 gradë Celcius dhe sinoptikanët raportojnë se dhe nata e ndërrimit të viteve do të jetë në këto kondita, pasi nuk parashkohet asnjë përmirësim.

E për ta vërtetar këtë është bërë dhe një eksperiment duke hedhur ujë të nxjehtë në ajër, i cili s’ka zbritur dot në tokë, por ka ngrirë menjëherë. Më keq paraqitet moti në zonat veriore të Ontarios, ku dhe është shënuar dhe temperatura -40gradë.

Instituti kombëtar meteorologjik i ka bërë thirrje kanadezëve të jenë të kujdesshëm duke evituar lëvizjet e shpeshta dhe zona të thella.

Kanadaja që prej vitit 1993 nuk ka parë më dimër të tillë, po ky i këtij viti është shumë i ngjashëm të paktën në dy zona në Ontario dhe Kebek. Madje ajri arktik po shoqërohet dhe me erëra të forta, të cilat po ndihen dhe në qytete Amerikanë në kufij me Kanadanë.

Share: