Ambasada Gjermane në Tiranë dhe DIMAK Albania u kanë bërë ftese studentëve shqiptarë që janë mbi moshën 18 vjeç se më datën 21 Dhjetor do të prezantohet procedura e aplikimit dhe dokumentet e nevojshme për punësim sezonal në Gjermani.
Njoftimi i plotë:
Punësim Sezonal në Gjermani për studentët shqiptarë për vitin 2018
Jeni student mbi moshën 18 vjeç?
Keni njohuri të gjuhës gjermane?
Keni dëshirë të punoni gjatë muajve të verës në Gjermani?
DIMAK Albania do të filloj fushatën e saj me informimin në qytete të ndryshme të Shqipërisë mbi mundësinë e punësimit sezonal në Gjermani. Ky program zbatohet prej Agjencisë Federale të Punësimit në Gjermani (Bundesagentur für Arbeit). Duke qenë se punësimi në fjalë është sezonal, maksimumi i qëndrimit dhe kontratës është 90 ditë dhe nuk është e nevojshme që fituesit të aplikojnë për një vizë në ambasadë, por duhet patur parasysh që fituesit të mos kenë patur shkelje kohëve të fundit të vizës turistike që zotërojnë. Kriteri bazë për të konkurruar në programin e punësimit sezonal është gjuha e cila duhet të gjendet në një nivel të mirë dhe përpos kësaj, eksperienca të mundshme pune të cilat vijnë në favor të punëdhënësve.
Dokumentat e nevojshme për aplikim janë:
Formulari i aplikimit;
Vërtetimi i shkollës që edhe pas punësimit sezonal, do vazhdoni të jeni studentë;
Sipas nevojës, mund të nevojitet një kopje e patentës.
Pas dorëzimit të dokumentacionit të nevojshëm, ju do të kontaktoheni në mënyrë direke prej punëdhënësve. Përzgjedhja për punësim është një vendim të cilin e merr pala e cila do ju punësojë dhe jo DIMAK Albania apo agjencitë e punësimit në Gjermani. Përgjigjet nëse jeni fitues fillojnë prej muajit Prill deri maksimalisht Qershor.