Bujar Kapexhiu është një prej karikaturistëve më të njohur në Shqipëri. Ai çdo ditë kritikon politikanët me anë të karikaturave të tij në faqet e gazetave. Kësaj here Kapexhiu ka vendosur të flasë për ato që vizaton në emisionin “Debati” në Channel One të gazetarit Roland Qafoku. Nëpërmjet karikaturave ai ka gjetur rastin gjithashtu të bëjë një kartolinë urimi për kryeministrin Rama dhe kryebashkiakun Veliaj.
Në këtë intervistë ai ka rrëfyer edhe një sekret gjatë kohës kur ishte rektor në Universitetin e Arteve në të njëjtën peridhë kur Rama ishte pedagog pranë këtij institucioni. Kapexhiu u shpreh se Rama ishte një pedagog shumë i mirë, ndaj pavarësisht presioneve për ta larguar ai nuk kishte pranuar.
“Unë kam qenë rektor i akademisë së Arteve dhe mund të them se Edi Rama është një vizatues shumë i mirë dhe ishte një pedagog shumë i mirë. Më kujtohet që arritën të më bënin presion për ta larguar nga puna si pedagog, por nuk e bëra. Ai realisht ishte një pedagog shumë i mirë. Edhe pse në karikaturat e mira unë shpreh defektet e dhe gabimet në punën e tij, nuk mund tia mohoj këtë gjë”.
Ai me tej i dhuroi aktorit Julian Deda 12 karikatura të Veliajt:
“Për Erion Veliajn shpreh konsideratë. Unë kam përgatitur një kalendar me 12 karikaturat e mia me Erion Veliajn dhe meqënëse Julian Deda e kritikoi këtu, unë po ia bëj dhuratë këtë kalendar LIVE Dedës”./opinion.al