Home KRYESORE Kryemadhi akuzon Ramën: Po blen shoqërinë civile për të bllokuar KLP-në

Kryemadhi akuzon Ramën: Po blen shoqërinë civile për të bllokuar KLP-në

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, të premten ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se po tenton të blejë me ligj të drejtat e shoqërisë civile me synimin e bllokimit të KLP-së.

“Miliona euro do t’i dhurohen shoqërisë civile që ajo, sipas planit të hartuar nga Edi Rama, të ofrojë ndihmë juridike për nenin famëkeq 15 të ligjit për “Ndihmën Juridike të Ofruar nga Shteti”. Ky nen që nuk u propozua nga ekspertët, por u përfshi dhe u miratua dhunshëm nga Edi Rama, me qëllim blerjen si shpërblim ndaj shoqërisë civile, për kryerjen me “sukses” të misionit të bllokimit të reformës në drejtësi.”- shkruan Kryemadhi.

Sipas saj, ky nen i sponsorizuar nga Edi Rama, synon bllokimin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe për rrjedhojë të SPAKUT dhe të Byrosë së Hetimit.

“Me këtë akt kryetrafikanti i qeverisë, jo vetëm vjedh në mënyrë të turpshme paratë e shqiptarëve, por i shton pushtetit të tij edhe për pak ditë agoninë. Edi Rama dhe mentorët e tij të inkriminuar duhet ta kenë të qartë se asnjë manovër e ulët në bashkëpunim me segmente të shoqërisë civile nuk mund ta zgjasë asnjë orë më shumë fundin e parashkruar të një qeverie që erdhi në pushtet dhe ende mbahet në këmbë nga paratë e trafikut të drogës.”- shkruan ndër të tjera kryetarja e LSI.

Share: