Home KRYESORE Kryemadhi: Fundi i paralajmëruar i Edi Ramës

Kryemadhi: Fundi i paralajmëruar i Edi Ramës

Lëvizja Socialiste për Integrim do të mbledhë sot në orën 11:00 Komitetin e saj Dejtues Kombëtar, lidhur me protestat që opozita do të nisë nesër parpara dhe brenda parlamentit, sikurse bëri me dijë kreu demokrat Basha.

LSI dhe PD janë bashkuar në këtë lëvizje të opozitës për të kundërshtuar zgjedhjen e kryeprokurorit nga mazhoranca, konsideruar prej tyre një akt jo kushtetues.

Ndërkohë ditën e djeshme, përmes një postimi në FB, Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi ka deklaruar ndër të tjera se revolta e protestës qytetare është arma që mund të rrëzojë nga karriget banditët e veshur me pushtet duke lënë të kuptojë, që kjo protestë nuk do të kërkojë thjesht mosvotimin e Kryeprokurorit, por rrëzimin e Edi Ramës.

Lexoni të plotë statusin e Kryemadhit 

TË LARGOJMË KRYEMINISTRIN E KRIMIT, TË DROGËS, ATË KRYEMINISTËR QË PO SHPËRBËN SHQIPTARËT!

Në këtë vend nuk ka më drejtësi!

Edi Rama vendosi duart e tij të përgjakura me krim, edhe tek i vetmi institucion që nuk e kishte nën kontroll. Kapja e prokurorise nga krimi dhe banditët e pushtetit shënon fundin e shtetit dhe demokracisë.

Kjo është dita më e errët në historinë e demokracisë shqiptare!

Kurrë më parë pushtetet nuk kanë qenë në duart e një njeriu të vetëm, të një pushteti bandit që drejtohet nga kryetrafikanti i drogës, shefi i drejtpërdrejtë i Saimir Tahirit dhe policëve të inkriminuar, që me përpjekjen e fundit po dëshmon frikën për t’i shpëtuar drejtësisë.

Sot më shumë se kurrë është detyrë e jona, e politikës së papërlyer me krimin, e qytetarëve që ende besojnë te vlerat e demokracisë të rrëzojmë nga pushteti këtë klikë kriminale.

Të protestojmë për të larguar banditët nga pushteti!

Revolta e protestës qytetare është arma që mund të rrëzojë nga karriget banditët e veshur me pushtet.

Asgjë dhe askush nuk mund ta ndalë këtë revoltë. As paratë e krimit, as pazaret dhe kulisat nuk e shpëtojnë dot më Edi Ramen nga fundi i paralajmëruar që do ti vijë nga qytetarët e ndershëm të këtij vendi.

Share: