Home KRYESORE Kryemadhi i përgjigjet Ramës: Nuk të shpëtojnë dot as fallxhoret e as...

Kryemadhi i përgjigjet Ramës: Nuk të shpëtojnë dot as fallxhoret e as banditët

Në konferencën e tij të fundit me gazetarët kryeministri Edi Rama ka folur ndër të tjera edhe për akuzat dhe përplasjet mes LSI-së. Ai madje bëri një paralelizëm mes Eleonorës së Selitës (e njohur për parashikimin e fatit në kryeqytet) dhe Monika Kryemadhit. Kryetarja e LSI-së ka reaguar me anë të një statusi në “Facebook” duke i kujtuar Ramës lexueset e filxhanëve që mban në kryeministri duke shtuar se askush nuk mund ta shpëtojë më…

Statusi i plotë i Kryemadhit:

Krahasimet dhe batutat pa kripë të kryeministrit, vetëm se dëshmojnë edhe njëherë, pafuqinë e tij për t’u përballur me katastrofën drejt së cilës po e çon Shqipërinë.

Eleonora që ai përmend (ndjesë pastë) ndoshta i kujton lexueset e filxhanëve, që i mbante dikur në bashki e sot në zyrat e kryeministrisë.

Siç duket as detox-i dhe as botox-i i Neë Yorkut nuk e kanë ndihmuar të kthjellojë logjikën dhe arsyen, për të kuptuar se e keqja e madhe e Shqipërisë është ai dhe bandat që e drejtojnë.

Edi Ramën nuk e shpëtojnë dot as fallxhoret dhe as banditët, as servilët dhe as kllounët nga fatkeqësia e tij më e madhe, papërgjegjshmëria dhe kriminalizimi i mendjes së tij perverse.

As Eleonora e tij nuk e shpeton dot, edhe pse u përpoq shumë që të mos duket Lolo!

Janari e më tej do të jenë vazhdimi i makthit të tij dhe nisja e procesit të çlirimit të Shqipërisë dhe shqiptarëve nga qeveria e banditëve dhe drogës.

Share: